Lidhje

Gjermania dëbon zyrtarin më të lartë amerikan të zbulimit në Berlin

Various types of directional antennas are pictured on the roof of a skyscraper in Berlin, November 5, 2013. Germany's Foreign Ministry said on Tuesday it had asked the British ambassador to come and discuss a report that Britain was operating a covert spy

Gjermania ka dëbuar zyrtarin më të lartë të zbulimit amerikan në Berlin, një reagim shumë i pazakontë ndaj njërit prej aleatëve të saj më të ngushtë, pas akuzave se Uashingtoni kishte punësuar operativë gjermanë që t’i shisnin dokumenta sekrete.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert thotë se agjentit i cili nuk është identifikuar, “i është kërkuar të largohet nga Gjermania”. Ai tha se për Gjermaninë ka një rëndësi kyçe “që të bashkëpunohet ngushtë mbi bazën e besimit mes partnerëve perëndimorë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara”.

Gjermania po heton aktivitetin e dy gjermanëve që akuzohen se kanë spiunuar në favor të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët amerikanë nuk kanë pranuar ta diskutojnë publikisht këtë çështje.

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë tha se nuk kishte koment për dëbimin e zyrtarit të zbulimit.

XS
SM
MD
LG