Lidhje

Elefanti parashikon fitoren e Argjentinës


Dhe ndërsa tifozët presin me ankth finalen e botërorit, ku tashmë dihet se do të përballet Gjermania me Argjentinën një orakull i pazakontë, e ka bërë parashikimin e vet.

Një elefant femër që quhet Nelly, parashikoi sot se Argjentina do ta mundë Gjermaninë në finale dhe do të fitojë Botërorin. Në një park pranë Hanoverit, Nelly e futi dy herë topin mes dy shufrave që kishin flamurin e Argjentinës, duke injoruar portën me flamurin e Gjermanisë.

Nelly parashikoi saktë rezultatet e Botërorit të Afrikës së Jugut në 2010-ën, si edhe parashikoi me saktësi se Gjermania do të fitonte me Brazilin. Gjermania dhe Argjentina do të jenë përballë njëri-tjetrit të dielën në stadiumin Maracana në Rio de Janeiro.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG