Lidhje

Maqedoni, Rrëzohet një helikopter i policisë


Makedoniyada parlament seçkiləri keçirilir

Makedoniyada parlament seçkiləri keçirilir

Një helikopter i policisë së Maqedonisë është rrëzuar mbrëmë në afërsi të një zone industriale të qytetit juglindor të Strumicës. Sipas njoftimeve nga autoritetet policore, në këtë aksident kanë humbur jetën katër pjesëtarë të ekuipazhit.

Helikopteri është përplasur me një shtyllë të antenës së radios publike, të lartë mbi njëqind metra.

Ministrja maqedonase e Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska tha se katër pilotët të cilët mbetën të vdekur, ishin më të mirët që kishte vendi. Ajo bëri të ditur në një konferencë shtypi se po hetohen rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.

XS
SM
MD
LG