Lidhje

Putin, turne në Amerikën Latine


Presidenti rus Vladimir Putin ka filluar një turne gjashtë ditor në vendet e Amerikës Latine.

Ndalesa e parë e tij ishte dje Kuba, ku ai u takua me presidentin Raul Castro.

Të dy vendet nënshkruan një numër marrëveshjesh, përfshi njërën që fal 90 përqind të borxhit që Kuba i ka Rusisë, më shumë se 30 miliardë dollarë, dhe një tjetër që lejon shfrytëzimin e naftës në brigjet veriore të Kubës.

Zoti Putin pati një takim prej një ore me Fidel Kastron, “babanë e Revolucionit Kuban”.

Udhëheqësi rus shkoi dje në Nikaragua për një takim prej një ore me presidentin Daniel Ortega.

Presidenti Putin shkon në Argjentinë ku do të takohet me presidenten Cristina Fernandez.

Presidenti rus do të marrë pjesë në takimin e vendeve të BRICS që mbahet në Brazil.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG