Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 13 korrik?

  • Astrit Lulushi

Jean-Paul Marat

Jean-Paul Marat

1793 - Gazetari dhe revolucionari francez Jean-Paul Marat i fraksionit radikal Jakobin vritet në vaskë nga Charlotte Corday, anëtare e fraksionit politik liberal Girondin. Marat ishte mjek, shkencëtar, teoricien, i njohur për karrierën si gazetar dhe politikan ekstremist gjatë Revolucionit Francez. Ai u shqua për tonin ashpër, qëndrimin pa kompromis ndaj udhëheqësve dhe institucioneve të dalë revolucioni. Duke botuar pikëpamjet e tij në pamflete, pankarta dhe gazeta, Marat u bë zëdhënës jo-zyrtar i grupit republikan jakobin që erdhi në pushtet pas qershorit 1793. Me vdekjen e tij, Marat u bë idhull për jakobinët, një lloj martiri revolucionar.
"Mos u gënjeni, kur ju thonë se gjërat janë më mirë tani; edhe nëse nuk ka varfëri për t'u parë, sepse varfëria është e fshehur; edhe nëse paguheni më shumë dhe mund të përballoni për të blerë më shumë nga këto mallra të reja dhe të padobishme të cilat industritë ua ngecin; madje edhe nëse ju duket se kurrë nuk keni pasur kaq shumë më parë, sepse është vetëm sllogani i atyre që ende kanë shumë më tepër se ju".
Jean-Paul Marat

1814 - Themelohet arma e Karabinierisë, xhandarmëria kombëtare e Italisë - fillimisht si forcë policore e Mbretërisë së Sardenjës. Gjatë procesit të bashkimit italian, u quajt "Forca e parë" e ushtrisë së re. Edhe pse Karabinierët ndihmuan në shtypjen e opozitës gjatë sundimit të Benito Musolinit, ata ishin gjithashtu përgjegjës për rënien e tij; shumë njësi u shpërbënë nga Gjermania naziste. Kjo rezultoi që shumë karabinierë të bashkoheshin me lëvizjen e rezistencës italiane. Që nga viti 2001, Karabinieria është një nga katër degët e Forcave të Armatosura italiane.

1863 - Trazira në qytetin New York; kundërshtarët e rekrutimit në ushtri filluan tre ditë trazira të cilat do të konsideroheshin më pas si më të keqiat në historinë e Shtetet e Bashkuara. President Abraham Linkoln u detyrua të devijojë disa regjimente të milicisë dhe trupa vullnetare nga fronti i Luftës Civile për të kontrolluar qytetin. Protestuesit ishin nga shtresa të thjeshta, kryesisht etnikë irlandezë, të zemëruar veçanërisht që njerëzit më të pasur, të cilët mund të përballonin të paguanin 300 dollarë ($ 5746 në vitin 2014) - tarifë për të shmangur rekrutimin ushtarak.

1878 - Traktati i Berlinit: fuqitë evropiane ndryshojnë vendimet e Traktatit të Shën Stefanit, duke ri-vizatuar hartën e Ballkanit: Serbia, Mali i Zi dhe Rumania bëhen plotësisht të pavarura nga Perandoria Osmane, së bashku me Bullgarinë si autonome, edhe pse kjo e fundit de facto funksionoi në mënyrë të pavarur por e ndarë në tri pjesë: Principata e Bullgarisë, Krahina Autonome e Rumelisë Lindore, dhe Maqedonia, kjo e fundit iu dha përsëri osmanëve, duke prishur planet për një "Bullgari të Madhe" rusofile dhe të pavarur. Traktati i Shën Stefanit kishte krijuar një shtet bullgar, dhe Kongresi i Berlinit e largoi këtë frikë nga e cila Britania dhe Austro-Hungaria shqetësoheshin më shumë. Britania fitoi të drejtën për të pushtuar Qipron; Kaukazi iu dha Rusisë dhe Bosnje-Hercegovina, Austrisë. Kështu,Traktai i Berlinit, ku për shqiptarët pak u fol, sinjalizoi vazhdimin e shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Sipas historianit britanik AJP Taylor: "Nëse traktati i Shën Stefanit nuk do të kishte ndryshuar, Perandoria Osmane dhe Perandoria e Austro-Hungarisë mund të kishin mbijetuar në ditët e sotme.

1923 - Shenja HOLLYWOOD përkushtohet zyrtarisht në kodrat mbi Los Angeles, Kaliforni - Fillimisht lexohej "Hollywoodland" por katër shkronjat e fundit u hoqën pas restaurimit në vitin 1949. Pankarta "HOLLYWOOD" përbëhet nga shkronja të bardha, secila 14 metra e lartë dhe e gjithë fjala zgjatet në 110 metra. Kjo shenjë u krijua fillimisht si reklamë për zhvillim urbanistik, por gjithësesi vazhdoi të qëndronte. Shenja është vendi ku më 1932, aktorja Millicent Lilian "Peg" Entwistle (24 vjeç), vrau veten duke u hedhur nga shkronja "H".

1930 – Kampionati i parë botëror i futbollit hapet në Montevideo,Uruguai me pjesmarrjen e 13 vendeve. Në finale, skuadra e Uruguait mundi atë të Argjentinës me rezultatin 4 me 2 duke u bërë kampionia e pare e botës në historinë e futbollit.

1977 - New York përfshihet nga trazira financiare e shoqërore gjatë një ndërprerje të rrymës elektrike që zgjati gati 25 orë; errësira çoi në zjarr-vënie dhe plaçkitje. Mbi 3,000 njerëz u arrestuan. Dëmet i dhanë Nju Jorkut emër të keq si qytet në rënie të pakthyeshëm. Deri në fund të viteve 1970, gati një milion njerëz e kishin lënë Nju Jorkun. Kjo humbje e popullsisë nuk do të kompensohej deri në 20 vjetët e ardhëshme.

1985 - Zëvendës presidenti Xhorxh Bush bëhet president në detyrë për një ditë, kur presidenti Ronald Reagan nënshtrohet një operacioni kolonoskopi. Amendamenti i 25-të i Kushtetutës së Shtetet e Bashkuara përcakton procedurat për plotësimin e vendit vakant nga nënpresidenti kur presidenti bëhet me aftësi të kufizuara presidenciale. Amendamenti XXV ishte miratuar më 23 shkurt, 1967.

Mendim i ditës
"Kotësia bëri revolucionin; liria ishte vetëm pretekst."
Napoleon Bonaparti

XS
SM
MD
LG