Zyra e kryeministrit britanik David Cameron njoftoi se sekretari i Mbrojtjes Philip Hammond do të zëvendësojë ministrin e jashtëm William Hague, i cili u largua nga posti në një lëvizje të papritur dje ndësa zoti Cameron po bën riorganizimin e kabinetit.
Zoti Hammond ka folur në favor të largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian në se BE-ja nuk zbaton reforma.
Zoti Cameron pritet gjithashtu të njoftojë ndryshime të tjera sot në kabinetin e tij, duke shtuar më shumë gra për të përballur kritikat se qeveria e tij është e dominuar nga burrat. Grate pritet të zenë gjashtë nga 23 postet e kabinetit në këtë riorganizim.
Zoti Hague pritet të vazhdojë të qëndrojë në parlament deri vitin e ardhshëm, kur ka thënë se do të largohet nga politika.
Michael Fallon është emëruar sekretar i mbrojtjes duke zëvendësuar zotin Hammond.