Lidhje

Kerry optimist për bisedimet


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po kthehet në Uashington pas bisedimeve me Iranin në Vjenë, ndërkohë që ministri i jashtëm i Iranit, bëri thirrje që negociatat bërthamore të vazhdojnë edhe nëse një marrëveshje me fuqitë botërore nuk arrihet deri në afatin e 20 korrikut.

Zoti Kerry tha pas takimit të sotëm për programin bërthamor iranian se diplomatë nga Irani dhe një grup prej gjashtë fuqive botërore kanë bërë përparim në bisedime, por "ende mbeten dallime mjaft reale" në çështjet kyçe.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif u bëri jehonë komenteve të zotit Kerry, duke vënë në dukje se ekzistojnë "dallime serioze". Por ai tha se janë bërë përparim të mjaftueshmje për t'u treguar shefave politikë të dy vendeve se ky është "një proces që ia vlen të vazhdojë."

Dy diplomatët theksuan se përmbushja e afatit të së dielës është ende i mundur. Zoti Kerry tha se pa "asnjë dyshim" Irani ka të drejtë të ketë një program bërthamor paqësor.

Gjashtë fuqitë botërore arritën një marrëveshje të përkohshme me Iranin vitin e kaluar për të kufizuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

XS
SM
MD
LG