Lidhje

“Pacemaker” biologjik për të zëvendësuar stimuluesin elektronik


Shkencëtarët amerikanë po krijojnë një “pacemaker” biologjik për të zëvendësuar pajisjet e sotme mekanike. “Pacemaker-i” biologjik përdor genet për të rregulluar të rrahurat e çrregullta të zemrës.

Hulumtuesit në spitalin Cedars-Sinai në Los Anxhelos, thonë se provat e para janë kryer duke futur një gen në zemrën e derrave të sëmurë për të ndryshuar qelizat kardiake duke i kthyer ato në qeliza që e detyrojnë zemrën të rrahë normalisht.

Sipas mjekëve, qelizat e zemrës të vetë pacientit riprogramohen, në një farë mënyre, nga geni i quajtur TBX18, për t’u rikthyer në qeliza që luajnë rolin e “pacemaker-it”, për të lëshuar sinjalin elektrik në zemër që ajo të rrahë normalisht.

Sipas shkencëtarëve, rrahja e zemrës së njeriut kryhet si rezultat i një grupi të vogël qelizash, sa një kokërr gruri, të cilat lëshojnë një sinjal elektrik që shkakton të rrahurën e zemrës.

XS
SM
MD
LG