Lidhje

Afganët rishikojnë votat e balotazhit


Në Afganistan ka filluar rishikimi i të gjitha votave të balotazhit në zgjedhjet presidencial të 14 qershorit, me shpresën për të zhbllokuar situatën lidhur me fituesin e këtyre zgjedhjeve.

Pasi transportimit për në Kabul, 8 milionë fletët e votimit pritet të shqyrtohen për të vërtetuar nëse përputhen me standardet zyrtare, dhe nëse ka pasur mbushje kutish dhe parregullsi të tjera. Procesi pritet të zgjasë disa javë.

Forca ndërkombëtare paqeruajtëse, ISAF do të mbikqyrë transportin e e votave nga zyrat provinciale në kryeqytet, ndërsa përfaqësuesit e kandidatëve, media, si edhe vëzhguesit e brendshëm dhe të huaj do të mbikqyrin rinumërimin.

XS
SM
MD
LG