Lidhje

PDK, në gjykatën Kushtetuese organet e Kuvendit të ri


Kosovo, PDK

Kosovo, PDK

Në Kosovë, Partia Demokratike e ka dërguar sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar nëse seanca e fundit e Parlamentit të Kosovës është mbajtur në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe procedurat.

Zyrtarë të kësaj partie bënë të ditur ndërkaq se nuk do të marrin pjesë në seancat e ardhshme të parlamentit, deri në vendimin e gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa e Partisë Demokratike, pasoi zgjedhjen e organeve të parlamentit gjatë seancës së djeshme, e cila u përshkua me shumë tensione. Pas shumë kundërshtimeve dhe ndërprerjeve të seancave, në krye të Parlamentit u zgjodh Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike.

Por, zgjedhjen e tij nuk do ta njoh Partia Demokratike e Kosovës e cila e ka quajtur një tentim uzurpim të institucionit më të lartë të vendit, proces kundër ligjor dhe kundër kushtetues.

Deputeti nga radhët e partisë Demokratike, Xhavit Haliti tha pas dorëzimit të kërkesës në gjykatë se pret që vendimet e marra në seancën e djeshme të parlamentit të anulohen.

“Ne sot dërguam një kërkesë të deputetëve të nënshkruar nga grupi ynë parlamentar përmes së cilës kontestuam zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit të Kosovës, zgjedhje përmes së cilës mendojmë se janë bërë shkelje të kushtetutës, janë bërë shkelje të procedurave dhe po kërkojmë që gjithë kjo procedurë të pezullohet dhe të rifilloj seanca e re”, thotë zoti Haliti.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG