Lidhje

Dita e Nelson Mandelës


Mandela

Mandela

Sot është Dita e Nelson Mandelës, hera e parë që kjo ditë shënohet që pas vdekjes së udhëheqësit afrikano-jugor dhjetorin e kaluar, në moshën 95 vjeçare. Organizatorët në Afrikën e Jugut u bënë thirrje përkrahësve të ish-presidentit që t’i kushtojnë 67 minuta nga koha e tyre – një minutë për çdo vit të shërbimit publik të zotit Mandela - punës vullnetare për bamirësi.

Disa vetë kanë bërë punë vullnetare në jetimore dhe të tjerë kanë shpërndarë ndihma për të varfrit.

Në nëntor 2009, Kombet e Bashkuara e shpallën 18 korrikun, ditëlindjen e zotit Mandela, si Ditën e Nelson Mandelës.

Presidenti afrikano-jugor Jacob Zuma u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të tij që ta nderojnë zotin Mandela këtë vit, duke pastruar ambjentin përreth tyre. Ai tha se zoti Mandela u mësoi afrikano-jugorëve pikërisht se si të punojnë së bashku “për të ndërtuar vendin e tyre të bukur”.

XS
SM
MD
LG