Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 20 korrik?

  • Astrit Lulushi

Alexander the Great

Alexander the Great

356 pes - Lindi Aleksandri i Madh, mbret maqedonas (vdiq më 323 pes). Trashëgimia e tij përfshin përhapjen e kulturës nëpërmjet pushtimeve; themeloi rreth 20 qytete që mbajnë emrin e tij, më i famshmi, Aleksandria në Egjipt. Aleksandri, nga prindër ilir – maqedon, u bë legjendar, hero klasik, mishërim i Akilit. Ai u bë masë kundrejt të cilës udhëheqësit ushtarakë kanë krahasuar veten, dhe akademitë ushtarake në të gjithë botën ende mësojnë taktikat e tij.

1402 - Beteja e Ankarasë - Timuri, sundimtari i Perandorisë Timurid, mposht forcat e Perandorinë Osmane të Sulltan Bajzitit I. Beteja ishte fitore e madhe për Timurin, dhe çoi në një periudhë krize për Perandorinë Osmane. Megjithatë, Perandoria Timurid shkoi në rënie përfundimtare pas vdekjes së Timurit vetëm tre vjet pas betejës, ndërsa Perandoria Osmane bëri një rikthim të plotë, dhe vazhdoi të rritej e zgjerohej për 2 - 3 shekujt e ardhshëm.

1807 – Shpikësit Nicephore Niepce iu dha një patentë nga Napoleoni për motorin e parë në botë me djegie të brendshme pasi u provua me sukses në një anije në rrjedhën e sipërme të lumit Saone në Francë.

1903 - Kompania amerikane Ford nxjerr në treg makinën e saj të parë.

1917 - Lufta e Parë Botërore: Deklarata e Korfuzit, e cila çoi në krijimin e Mbretërisë Jugosllavisë pas luftës së parë botërore, u nënshkruar nga një komision jugosllav dhe mbretëria e Serbisë.

1936 - Në Zvicër u nënshkrua Konventa Montreux, e cila autorizoi Turqinë për të fortifikuar Dardanelet dhe Bosforin, por duke garantuar kalimin e lirë të anijeve të të gjitha vendeve në kohë paqeje.

1941 - Udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin konsolidon komisariatet e Punëve të Brendshme dhe të Sigurisë Kombëtare për të formuar NKVD-në dhe emëron Lavrentin Berian në krye të saj.

1944 - Lufta e Dytë Botërore: Adolf Hitleri i shpëton një atentati të drejtuar nga koloneli Claus von Stauffenberg.

1950 - Lufta e Ftohtë: Në Philadelphia, Pennsylvani, Harry Gold pranon fajin për spiunazh për Bashkimin Sovjetik dhe se ia kishte kaluar sekretet atomike spiunit Klaus Fuchs.

1954 - Otto John, kreu i shërbimit sekret të Gjermanisë perëndimore ikën në Gjermaninë Lindore; ky veprim u interpretuar si tradhti. Më 12 dhjetor 1955 John dezertoi përsëri në Gjermaninë Perëndimore, ku u arrestua menjëherë. Ai tha në gjyq se ikja e tij në Berlinin Lindor nuk kishte qenë me deshirë, por ishte rrëmbyer nga KGB-ja - shpjegimet e tij nuk u besuan; ai u dënua me katër vjet burgim. Otto John shprehu hidhërim për faktin se në gjykatën që e gjeti atë fajtor, ishin gjyqtarë të cilët kishin shërbyer si të tillë edhe gjatë epokës së Hitlerit. Otto u lirua më 28 korrik 1958; vdiq në vitin 1997, pas viteve në përpjekje për t'u rehabilituar.

1969 - Programi Apollo: Apollo 11 kryen me sukses uljen e parë në Hënë; amerikanët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin bëhen njerëzit e parë që ecin në sipërfaqen e Hënës pothuajse 7 orë pas uljes së anijes.

1969 - Vendoset armëpushimi midis Hondurasit dhe El Salvadorit, 6 ditë pas fillimit të "Luftës së Futbollit".

1974 - Pushtimi turk i Qipros: Forca nga Turqia pushtojnë Qipron pas një grusht shteti të organizuar nga diktatori i Greqisë kundër presidentit Makarios.

1977 - Agjencia Qendrore e Zbulimit (CIA) lëshon dokumente, nën Aktin për Lirinë e Informacionit, ku pranon se kishte qenë e angazhuar në eksperimente për kontrollin e mendjes (MKUltra). Disa historianë kanë pohuar se krijimi i një subjekti "kandidat Manchurian" me anë të teknikave të "kontrollit të mendjes" ishte objektiv i programit i MKUltra dhe projekteve të tjera nga CIA-s. Projekti i kontrollit të mendjes nisi në fillim të viteve 1950, u sanksionuan zyrtarisht në vitin 1953, u reduktua në qëllim në vitin 1964, u cungua më tej në vitin 1967 dhe u ndërpre zyrtarisht në vitin 1973.

1985 - Gjuetarët e thesarit gjetën anijen spanjolle Nuestra Senora de Atocha, e cila ishte mbytur në brigjet e Key West, Florida, në vitin 1622 gjatë një stuhie. Anija përmbante monedha dhe shufra argjendi me vlerë mbi 400 milionë dollarë.

Mendim i ditës
Për jetën i jam borxhli babait; për jetë të mirë, mësuesit".
Aleksandri i Madh
(Mësuesi i tij ishte filozofi legjendar Aristoteli)

XS
SM
MD
LG