Lidhje

Përparim i rezervuar në negociatat për armëpushim


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se ishte arritur një farë përparimi në negociimin e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit për të ndalur dhunën disa javëshe që ka lënë të vrarë qindra vetë.

“Presidenti Abas e kupton rrugën drejt zgjidhjes; ne po punojmë në atë drejtim, prandaj do të vazhdojmë presionin për armëpushim. Do të vazhdojmë të punojmë me zotin Abas dhe të tjerët në rajon për të arritur këtë qëllim dhe mund të them që në 24 orët e fundit kemi bërë një farë përparimi drejt synimit tonë”.

Pas takimit të zotit Kerry me Presidentin palestinez Mahmud Abas, kryenegociatori palestinez Saeb Erakat, i cili ka shpenzuar nëntë muaj gjatë vitit të fundit në përpjekje të pasuksesshme për një marrëveshje paqeje me Izraelin, tha se heqja e bllokadës izraelite ndaj Gazës ishte një pikë kyçe në bisedime.

Zoti Kerry zhvilloi sot bisedime edhe me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentin Shimon Perez.

Afro 700 palestinezë dhe 30 izraelitë janë vrarë si rezultat i luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit në 16 ditët e fundit.

XS
SM
MD
LG