Lidhje

Minoriteti grek për reformën administrative


MInistri i jashtem shqiptar Ditmir Bushati me homologun grek Evangelos Venizelos
MInistri i jashtem shqiptar Ditmir Bushati me homologun grek Evangelos Venizelos
Reforma administrativo-territoriale në Shqipëri, e cila është kundërshtuar nga përfaqësuesit e minoritetit grek rrezikon të kthehet edhe në një cështje mes Tiranës dhe Athinës. Ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos i ka telefonuar sot për këtë temë ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.
Sipas njoftimit të ministrisë së Jashtme greke “cështja e reformës administrative në Shqipëri ndryshon entitetet lokale dhe rajonale në fushat me rëndësi të vecantë të minoritetit kombëtar grek”. Ministria e jashtme greke saktëson se për këtë temë, zoti Venizellos i ka dërguar edhe më parë një letër ministrit shqiptar, më 10 qershor, letër e cila i është drejtuar edhe një sërë përfaqësive diplomatike.
Gjatë bisedës së sotme, zoti Venizellos ka theksuar “rëndësinë e Reformës Territoriale, ndjeshmërinë e lartë që ekziston rreth saj dhe nevojën për të cuar përpara zgjidhjen e cështjeve të hapura midis dy vendeve pa shtuar të tjera”. Sipas ministrit të jashtëm grek “udhëzues për zgjidhjen e të gjitha cështjeve duhet të jenë praktikat europiane, sidomos tani që Shqipëria, duke fituar statusin e vendit kandidat, ka detyrime shtesë, në respektimin e kritereve të Kopenhagenit”, sqaron njoftimi i minisrisë greke.
Nga ana e tij ministri i Jashtëm shqiptar Bushati, sipas burimeve zyrtare, ka theksuar se “kjo është një cështje e brendshme, një reformë e rëndësishme dhe nevojshme që është diskutuar gjatë në parlamentin shqiptar dhe ëhstë trajtuar nga një komision i posacëm parlamentar. Ministri shqiptar ka nënvizuar se “reforma ka si synim kryesor rritjen e funksionalitetit të njesive vendore dhe rritjes së kapaciteteve dhe burimeve të tyre financiare në interesin e të gjithë qytetarëve, në respekt të parimeve dhe standarteve europiane”, ka saktësuar ministri shqiptar.
XS
SM
MD
LG