Lidhje

Pasojat e zhvendosjes së prodhimit në Kinë


Për vite me radhë, kompanitë kineze kanë shitur shumë më tepër mallra në Shtetet e Bashkuara sesa firmat amerikane në Kinë. Ky defiçit tregëtar arriti në 318 miliardë dollar në vitin 2013 por siç na njeh materiali në vazhdim, ka disa shenja se gjendja po ndyshon.

Anijet në portet amerikane sjellin më shumë mallra nga Kina sesa eksportojnë Shtetet e Bashkuara në vendin aziatik. Një nga arsyet kryesore është se shumë kompani amerikane e kanë zhvendosur prodhimin në Kinë, një proces që quhet transferim i vendeve të punës përtej oqeanit. Shumë amerikanë kanë humbur punën si pasojë e kësaj prirjeje. Por Rosemary Coates, që ka ndihmuar kompanitë të zhvendosin prodhimin, sheh disa ndryshime.

Ndërsa Kina e ka ndërtuar bazën e vet të prodhimit industrial, është bërë më tërheqëse, prandaj jo vetëm që është më pak e kushtueshme të prodhosh atje, por të gjithë furnizuesit janë atje, si edhe e gjithë infrastruktura. Por së fundmi kemi vënë re një ndryshim të kësaj prirjeje. Vitin e fundit i është kushtuar shumë rëndësi rikthimit të prodhimit”.

Bëhet fjalë për rikthimin e prodhimit dhe shërbimeve në Shtetet e Bashkuara. Duke vizituar disa qendra tregëtare në Nju Jork, zonja Coates thotë se blerësit kanë një ndikim të konsiderueshëm për përcaktimin e vendit se ku prodhohen mallrat.

“Çmimi i këpucëve është më i lartë nëse prodhohen në Shtetet e Bashkuara dhe me lëndë të parë amerikane, por parashikimi është që e gjithë kjo sasi rikuperohet, përvec 10-15 për qind të çmimit ndërkombëtar. Kështu që, si konsumator amerikan duhet të marrësh një vendim nëse do të paguaje 10-15 për qind më shumë për të blerë një produkt që është bërë në Shtetet e Bashkuara”.

Korporata të mëdha amerikane si Apple prodhojnë në Kinë, por shesin në Shtetet e Bashkuara. E njëjta gjë vlen edhe për GE, Dell ose të tjera. Për Uashingtonin, në një kohë kur papunësia është 6.7 përqind, prodhimi dhe vendet e punës janë një çështje politike.

Profesorja e Universitetit të Nju Jorkut Natalia Levina thotë se ka arsye bindëse për të risjellë prodhimin në Shtetet e Bashkuara.

“Njëra prej tyre është rendimenti më i lartë i punës në Shtetet e Bashkuara, mbështetur nga përparimi i teknologjisë së kompjuterave. Arsye të tjera mund të jenë nevoja për t’i mbajtur nivelet e inventarit të ulëta, që do të thotë se prodhimi duhet të jetë në një nivel të përafërt me konsumin ".

Megjithatë, pagat e ulta në Kinë dhe vende të tjera do të vazhdojnë të kufizojë rikthimin e prodhimit në Shtetet e Bashkuara në të ardhmen afatshkurtër, thotë zonja Coates.

“Nuk është thjesht çështje e sjelljes së prodhimit në Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për një proces të peshuar mirë planifikimi, novacioni, lokalizimi të produktit dhe zhvillimit të aftësisë për ta prodhuar për tregun vendas”.

Ndërsa importet nga Kina vazhdojnë të shkarkohen në portet amerikane, analistët thonë se do të duhet të zhvillohet një biznes krijues për prodhime të reja, tregje të reja dhe vende të reja pune në Amerikë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG