Lidhje

Norvegjia e shqetësuar për sulme terroriste


Agjencia norvegjeze e zbulimit thotë se ka informacion për një “kërcënim konkret” nga persona që kanë lidhje me luftëtarët radikalë islamistë në Siri.

Kreu i shërbimit norvegjez të sigurisë, Benedict Bjoernland u tha sot gazetarëve se agjencia ka “informacion të besueshëm” nga një partner i huaj për mundësinë e një sulmi “brenda disa ditësh”. Nuk pati hollësi për ndonjë objektiv konkret.

Bjoernland tha se autoritetet shpresojnë që me publikimin e informacionit, ata që kanë ndër mend të kryejnë sulmin do të frenohen.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG