Lidhje

Lindja e Mesme: Afati i armëpushimit shtyhet për 24 orë të tjera


Izraeli po e shtyn afatin e armëpushimit të së shtunës edhe me 24 orë të tjera, deri të dielën në mesnatë, sipas orës lokale.

Një zyrtar izraelit thotë se Kombet e Bashkuara kërkuan për një shtyrje të aftit edhe me 12 orë të tjera dhe se Kabineti pranoi.

Por zyrtari tha se Izraeli do t'i përgjigjej sulmeve me raketë nga Hamasi gjatë kësaj periudhe dhe se do të vazhdojë kërkimin dhe shkatërrimin e tuneleve që Hamasi i përdor për kontrabandën e armëve dhe luftëtarëve.

Hamasi nuk ka vendosur ende në se do ta shtyjë gjithashtu afatin e armëpushimit. Militantët e Hamasit hodhën disa raketa në Izrael, pasi refuzuan ofertën e tij për shtyrjen e afatit të armëpushimit 12 orësh të së shtunës. Izareli nuk ju përgjigj këtyre sulmeve.

Armëpushimi i përkohshëm i së shtunës i dha banorëve të Gazës rastin të kthehen në shtëpi, për të parë gjendjen e tyre pas rreth tre javësh me sulme ajrore nga Izraeli, në përgjigje të hedhjes së raketave nga Hamasi.

Një pjesë e banorëve mundën të shpëtojnë disa objekte, ndërsa të tjerë i gjetën shtëpitë të shkatërruara.

Numri i të vdekurve mes palestinezëve i kalon të 1 mijë vetët. Shumica e tyre janë civilë, mes tyre fëmijë. Mes izraelitëve ka patur 37 ushtarë të vrarë dhe dy civilë.

Shtatë ministra të jashtëm, mes tyre sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, u takuan të shtunën in Paris, në kuadrin e përpjekjeve intensive për t'i dhënë fund luftimeve. Në takim morën pjesë edhe diplomatë nga Franca, Britania, Gjermania, Italia, Turqia dhe Katari

XS
SM
MD
LG