Lidhje

Rritet ekonomia amerikane


Wall Street

Wall Street

Ekonomia amerikane u rrit me shpejtësi në tremujorin e dytë të vitit, duke u zgjeruar me një ritëm vjetor prej 4 për qind.

Sipas raportit të sotëm të Departamentit të Tregëtisë, zgjerimi ishte bërë falë rritjes së porosive të bizneseve, së shpenzimeve nga qeverisja shtetërore dhe lokale dhe ajo e eksporteve amerikane.

Rritja në prill, maj dhe qershor ishte një ndryshim i madh krahasuar me tremujorin e mëparshëm, kur koha e keqe e pazakontë pengoi biznesin dhe ekonomia u tkurr me një ritëm vjetor 2 për qind.

Shumë ekonomistë kishin parashikuar një rritje ekonomike, por të paktë ishin ata që kishin menduar se do të ishte kaq e madhe.

XS
SM
MD
LG