Lidhje

Shkup, dënime për protestuesit shqiptar


Protesta ne Shkup

Protesta ne Shkup

Një gjykatë në Shkup dënoi me nga tre vjet burg gjashtë nga tetë personat e akuzuar për sjellje të dhunshme në protestat e katër korrikut. Gjashtë shqiptarët u dënuan për veprën: “pjesëmarrje në turmë që kreu vepër penale”. Prokuroria tha se kishte regjistrime filmike ku dukeshin të akuzuarit duke sulmuar me gurë dhe sende të forta gjykatën themelore dhe pjesëtarët e policisë.


Nga ana tjetër, avokatët dhe pjesëtarët e familjeve të të akuzuarve u shprehën të tronditur me vendimin e gjykatës, ndërsa thanë se prokuroria nuk kishte dëshmi në këtë proces gjyqësor. Avokatët vlerësuan se ky është një dënim maksimal dhe pa precedencë dhe se gjykata në këtë mënyrë tregoi revoltën e vetë.


Dy nga të akuzuarit u lanë të lirë për mungesë provash; ndërkohë gjashtë të dënuarit duhet të paguajnë edhe një shumë parashë prej njëzet e gjashtë mijë Eurosh.
Protestat e 4 korrikut të cilat u shndërruan në dhunë, synonin drejtësinë për shqiptarët e dënuar me burg të përjetshëm në procesin e njohur si “Monstra”.

XS
SM
MD
LG