Lidhje

Eskpertët në vendin ku ra aeroplani


Një ekip ekspertësh ndërkombëtarë arriti për herë të parë në vendin e rrëzimit të avionit malaizian në Ukrainën lindore, pas shumë ditë përpjekjesh të dështuara për shkak të dhunës në rajonin e kontrolluar nga separatistët.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë e bëri njoftimin sot, duke thënë se një ekip i vogël i vëzhguesve të saj, të shoqëruar nga katër ekspertë hollandezë dhe australianë, arritën në vendngjarje duke ndjekur një itinerar tjetër.

Arritja në vendin e rrëzimit nënkupton se ekipi mund të fillojë mbledhjen e provave kyçe nga rrëzimi i avionit dhe të ketë qasje te trupat e viktimave që ende nuk janë tërhequr për identifikim.

Ndërkohë në Ukrainë, Parlamenti e hodhi poshtë dorëheqjen e kryeministrit Arseniy Yatsenyuk, i cili njoftoi javën e kaluar se synonte të largohej nga posti për shkak se dy partitë politike që e mbështesnin dolën nga koalicioni qeverisës.

XS
SM
MD
LG