Lidhje

Kryediplomati amerikan në Indi


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u takua me ministrin indian të Financave Arun Jaitley gjatë një vizite që synon nxitjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy demokracive më të mëdha të botës.

Zoti Kerry, i shoqëruar nga Sekretarja e Tregtisë, Penny Pritzker, ndodhet në Nju Delhi për t'i kërkuar Indisë të mos kundërshtojë reformat globale tregtare, për të cilat ekspertët thonë se do të stimulojnë ekonominë botërore.

Sot është afati i fundit që Organizata Botërore e Tregtisë të miratojë reformat.

Zoti Kerry tha në fillim të kësaj jave se vullneti i Indisë për të mbështetur një sistem të bazuar në rregulla tregtare do të tërhiqte investime më të mëdha amerikane dhe nga vende të tjera të botës.

XS
SM
MD
LG