Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 4 gusht?

  • Astrit Lulushi

Gratian

Gratian

367 – Gratian, i biri i perandorit romak Valentinian I, shpallet bashkë-perandor nga babai i tij – Gratiani ishte vetëm 8 vjeç. Kur u rrit, Gratiani u bë perandor i mbarë Romës – ai gëzonte mbështetjen e gjeneralëve dhe mposhti rivalitetet e vëllait dhe xhaxhit të tij. Gratian favorizoi krishterimin mbi fenë tradicionale romake, duke refuzuar atributet hyjnore të perandorëve – ai hoqi Altarin e Fitores nga salla e Senatit romak. Gratian ishte me prejardhje nga Pannonia ilire, ku edhe kishte lindur - ai mbante emrin e gjyshit të tij, Gratian – dhe ishte martuar me mbesën e Konstandinit të madh.

1693 – Francë; u prodhua për here të parë vera Dom Perignon - edhe pse në të vërtetë Peringon nuk kishte asgjë të bënte me verën e gazuar apo shampanjë. Dom Peringon ishte një murg në rajonin e Shampanjës i njohur për eksperimentime në prodhimin e verës. Por vera e gazuar, veçori verës së krahinës Shampanjë, filloi të prodhohej vetem në shekullin e XIX.

1789 – Revolucion; në Francë anëtarë të Asamblesë Kombëtare Kushtetuese betohen për t'i dhënë fund feudalizmit dhe për të braktisur privilegjet e tyre.

1912 – Në Stokholm, Suedi, lindi Raoul Wallenberg. Tri dekada më vonë, Raoul la gjurmën e tij në histori. Wallenberg u rrit për t'u bërë arkitekt, por kjo nuk ishte se si u bë i famshëm. Në marrëdhëniet e tij të biznesit, Wallenberg mësoi për gjendjen e hebrenjve hungarezë në duart e nazistëve. Ndryshe nga të tjerë njerëz me peshë dhe pozitë në shoqëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, Wallenberg shkoi për të shpëtuar mijëra ... dhe shpëtoi të paktën 100.000 hebrenj nga vdekja e sigurt … 65.000 prej tyre ishin nga getot e Budapestit. A ishin motivet e tij thjesht humanitare apo biznesi, kjo është një pyetje që mbetet pa përgjigjet, sepse ai u zhduk. Në vitin 1945, trupat sovjetike hynë Budapest dhe e arrestuan Wallenbergun. Agjencia sovjetike e lajmeve, TASS, njoftoi se Wallenberg vdiq në burg dy vjet pas arrestimit, por vdekja e tij ka mbetur e pavërtetuar. Raoul Wallenberg është nderuar pas vdekjes nga qeveria e SHBA. Në vitin 1981 Dhoma e Përfaqësuesve votoi për ta shpallur Wallenbergun Shtetas Nderi – Në historinë e Shteteve të Bashkuara, shtetësinë e nderit e kanë mare gjithsej vetëm 7 persona, mes tyre Winston Churchill më 1962, dhe Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhi) më 1996.

1914 - Lufta e Parë Botërore: Gjermania pushton Belgjikën. Në përgjigje, Belgjika dhe Britania e Madhe i shpallin luftë Gjermanisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklarojnë neutralitetin e tyre.

1944 - Holokausti: kallzimi nga një informator holandez çon Gestapon në një depo të Amsterdamit, ku ata gjejnë dhe arrestojnë Anne Frank, familjen e saj, dhe katër persona të tjerë. Frank ishte 15 vjeç – ajo kishte dy vjet që mbante një ditar personal ku hidhte ndjenjat, mendimet dhe frikën gjatë periudhës së fshehur nga nazistët. Anne Frank vdiq në një kamp përqendrimi - Ditari i saj u simbol i fuqisë së shpirtit njerëzor.

1969 - Lufta e Vietnamit: Në banesën e ndërmjetësit francez Jean Sainteny në Paris, përfaqësuesi amerikan Henry Kissinger dhe përfaqësuesi vietnamezo-verior Xuan Thuy fillojnë bisedimet e fshehta të paqes – këto negociata dështuan. Shtetet e Bashkuara i dhane fund përfshirjes ushtarake në Vietnamin më 29 mars 1973, Edhe pse lufta mes vietnamezo-jugorëve me veriorëve do të vazhdonte edhe dy vjet të tjera. Gjatë 10-vjetëve të luftës, 58.282 ushtarë amerikanë humbën jetën dhe 303.644 amerikanë të tjerë u plagosën.

Mendim i ditës
"Kurrë mos e shtyni deri nesër atë çfarë mund ta shtyni deri ditën pas (pasnesër)"
Raoul Wallenberg

XS
SM
MD
LG