Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 5 gusht?

  • Astrit Lulushi

Normans

Normans

1068 – Luftrat Bizantine-Normane; Normanët fillojnë një rrethim gati-tre-vjeçar të Barit. Pas pushtimit të suksesshëm të Italisë jugore, normanët nuk kishin arsye të ndaleshin; Bizanti i dobësuar sikur i joshte ata për pushtim. Kur Aleks I Komnenus hypi në fronin e perandorisë bizantine, reformat e tij emergjente, të tilla si përulja para pushtetit të Kishës - një veprim më parë i paimagjinueshëm – u provuan shumë pak të suksesshme për të ndaluar normanët. Të udhëhequr nga Robert Guiscard dhe djali i tij Bohemund, normanët morën Durrësin pastaj Korfuzin, dhe rrethuan Larisën në Thesali. Aleksi pësoi disa humbje, por e mori veten duke i dhënë ryshfet mbretit gjerman Henry IV që ky t’i sulmonte normanët në Itali, duke i detyruan të përqendroheshin në mbrojtjen e tyre në Itali në vitet 1083-1084. Besnikëria e Henrit do të ishte shembulli i fundit i kontrollit politik bizantin në gadishullin italian. Rreziku norman përfundoi me vdekjen e Robert Guiscardit më 1085, kombinuar me një fitore bizantine dhe ndihmën veneciane, që e lejoi Bizantin për të rimarrë Ballkanin.

1620 - Mayflower niset nga Southampton, Angli, në përpjekje për të arritur në Amerikën e Veriut. Mayflower ishte anija që transportoi kryesisht puritanët dhe separatistët anglezë, të njohur së bashku sot si pelegrinët, nga Plymouth i Anglisë për në Botën e Re. Anija kishte 102 pasagjerë dhe një ekuipazh prej rreth 30 marinarësh. Ky udhëtim është bërë një tregim portreti në analet më të hershme të historisë amerikane me historinë tragjike të vdekjes dhe të mbijetesës në mjedisin më të ashpër dimëror në Botën e re. Kulmi i udhëtimit ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Mayflower, ku të gjithë në anije ranë dakord që kur të zbrisnin në token e re do të krijonin formën e vetëqeverisjes demokratike dhe do respektonin liritë themelore të njeriut a individit.

1735 - Liria e shtypit: gazetari i gazetës New York Weekly, John Peter Zenger lirohet nga akuza për shpifje ndaj guvernatorit mbretëror të Nju Jorkut, mbi bazën se ajo që ai kishte publikuar ishte e vërtetë.

1850 – Francë; lindi Guy de Mopasan, autor dhe poet. Shkrimtari i njohur Gustave Flaubert e mori atë nën mbrojtje dhe veproi si një lloj kujdestari letrar i tij. Në shtëpinë e Flaubertit ai takua Emile Zolan, me romancierin rus Ivan Turgenievit, si dhe shumë nga ithtarët e shkollave realiste. Në vitet më vonë, Mopasan zhvilloi një dëshirë për vetmi, mani për vetë-ruajtje, frikë vdekjeje dhe maninë e persekutimit shkaktuar nga sifilizi, sëmundje nga e cila ishte prekur në rininë e tij. Më 2 janar 1892, Mopasan u përpoq për të kryer vetëvrasje duke prerë fytin, dhe u mbyll në një azil privat në Paris, ku vdiq më 6 korrik 1893. Guy De Mopasan la të shkruar epitafin e vet: "Desha gjithçka dhe mora kënaqësinë e asgjëje."

1861 - Ushtria amerikane heq fshikullimën. Në shekujt e 18 dhe 19, ushtritë në përgjithësi administronin fshkullimin e ushtarëve që kryenin shkelje të rregulloreve. Gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, Kongresi amerikan e ngriti kufirin ligjor për fshikullime nga 39 në 100 goitje me kamzhik për ushtarët të cilët ishin dënuar nga gjykatat ushtarake për thyerje disipline. Në përgjithësi, oficerët nuk fshikullohehin.

1944 - Lufta e Dytë Botërore: Nazistët fillojnë një masakër javore mes 40,000 dhe 100,000 civilëve dhe të robërve të luftës në Wola, Poloni.

1981 - Presidenti Ronald Reagan pushon nga puna 11.359 kontrollorë të fluturimeve në grevë, të cilët injoruan urdhrin e tij për t’u kthyer në punë.

1986 – Vdiq Stuart Mann, studiues britanik, albanolog (81 vjeç) - studioi në shkollat angleze dhe universitete; u diplomua në filologji gjermanike nga Universiteti i Bristolit në vitin 1927. Në vitin 1929, udhëtoi në Shqipëri, me qëllim për mësuar gjuhën dhe të njihej me kulturën shqiptare. Mann filloi punë në Tiranë si mësues i anglishtes në Shkollën Amerikane Profesionale drejtuar nga Harry Fultz dhe qëndroi në vend deri në vitin 1931. Mann u kthye në Angli gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe punoi për Zyrën e Jashtme britanike. Në vitin 1947, u bë lektor në gjuhën çeke dhe gjuhën shqipe në Universitetin e Londrës, ku punoi deri në pensionim më 1972. Interesi i tij kryesor në studimet shqiptare ishte në fonologjinë dhe historinë e gjuhës. Ndër botimet kryesore albanologjike të Stuart Mann-it janë dy gramatika të shqipes, fjalori historik shqip – anglisht, si dhe fjalori i njohur anglisht ship.

Mendim i ditës
"Kujtesa është një botë më e përsosur sesa universi: ajo i jep përsëri jetë atyre që nuk ekzistojnë më."
Guy de Mopasan

XS
SM
MD
LG