Lidhje

Rusia rrit numrin e trupave në kufirin me Ukrainën


NATO-ja thotë se Rusia e “ka rritur në masë të konsiderueshme” numrin e trupave në kufirin me Ukrainën ditët e fundit, duke e çuar shifrën e përgjithshme në rreth 20 mijë, përfshirë tanket, këmbësorinë, forcat speciale dhe mjetet ajrore.

Një zyrtar i NATO-s e bëri këtë deklaratë sot në Uashington. Ndërsa, një zyrtar amerikan i Mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se Rusia ka shtuar kapacitetin ushtarak në kufi, përfshirë tanke dhe raketahedhëse.

Një zëdhënës i Këshillit të Ukrainës për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare, Andriy Lysenko tha sot se Rusia ka dislokuar 45 mijë trupa në kufi, si edhe tanke, artileri, raketahedhëse dhe mjete ajrore.

Ndërkohë organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch, tha sot përmes një deklarate se sulmet e kryengritësve ndaj personelit dhe objekteve shëndetësore kanë “komprometuar aftësinë e pacientëve civilë për të marrë mjekim”. Organizata thotë se forcat separatiste kanë vjedhur dhe shkatërruar paisje mjekësore, kanë rrëmbyer ambulanca dhe i kanë përdorur për të transportuar luftëtarët e tyre.

XS
SM
MD
LG