Lidhje

Kontrolli i Ebolës në Afrikën Perendimore


Shpërthimi i epidemisë së ebolës në Afrikën Perëndimore ka shkaktuar vdekjen e gati 900 njerëzve në katër shtete, dhe ekspertët thonë se mund të duhen muaj para se ajo të përfundojë. Virusi ka goditur Guinenë, Siera Leonen, Liberinë dhe tani Nigerinë. Është hera e parë që Afrika Perëndimore preket nga ebola, dhe fjala është për shpërthimin më të rëndë të këtij virusi deri më sot, pjesërisht për shkak se njerëzit e sëmurë nuk shkojnë për kurim.

Afrika Perendimore është në gatishmëri të lartë. Aeroportet si ky në Togo po marrin masa.

Nigeria njoftoi rastin e dytë të hënën. Një mjek nigerian që trajtoi një udhëtar nga Liberia, i cili më pas vdiq, tani është prekur vetë nga virusi. Mjekët po monitorojnë të tjerë që kanë patur kontakt me viktimat.

Në teori, zhinxhiri i bllokimit të infeksionit është ky – izolon personin e sëmurë dhe më pas vëzhgon të gjithë të tjerët që kanë kontaktuar lëngje trupore nga personi i sëmurë.

Por në zonat kufitare të Guinesë, Siera Leones dhe Liberisë, virusi po përhapet shumë shpejt. Njerëzit nuk e dinin ose nuk e besonin rrezikun. Disa njerëz të infektuar u fshehën ose u larguan. Familjet vazhduan të kujdesen apo të varrosin viktimat me virusin e ebolës. Punonjësit e shëndetësisë ende po përpiqen të marrin situatën nën kontroll.

“Sëmundja është reale. Ajo është këtu dhe po vret njerëz. Ajo shkaktoi vdekjen e një specialist afrikan.”

Ebola është reale. Nuk është një konspiracion i mjekëve. Nuk është punë shtrigash dhe nuk është gjithmonë dënim me vdekje. Disa njerëz që marrin trajtim mjekësor mund ta luftojnë infeksionin dhe të jetojnë.

Por Stephane Doyon thotë se komunitetet vazhdojnë të rezistojnë.

“Në Liberi, Siera Leone dhe pjesë të Guinesë ku nuk po hyjmë dot në disa fshatra, e dimë se ka raste të virusit dhe se njerëzit po vdesin dhe sëmundja po përpahet, por nuk mund të bëjmë asgjë. Ose nuk i dimë rastet ose popullata nuk na lejon aty pasi nuk e kuptojnë se shkojmë për të ndihmuar.”

Frika dhe keqinformimi duan kohë të eliminohen, kohë të cilën këto vende nuk e kanë.

Liberia and Siera Leone kanë dislokuar forca të sigurisë për të mbrojtur punonjësit e shëndetësisë dhe për të zbatuar masat.

Liberia ka mbyllur shkollat dhe zyrat qeveritare. Kudo në kryeqytet janë vendosur stacione publike për larjen e duarve. Mesazhi po përhapet.

Liberia po shikon mundësinë për të vënë në karantinë zonat e prekura. Siera Leone tashmë e ka bërë këtë. Por ekspertët thonë se është edukimi dhe jo forca që duhet për t’ju përgjigjur frikës.

XS
SM
MD
LG