Lidhje

Përmbytje në Bosnje


Në Bosnje shirat e rrëmbyer kanë sjellë daljen e lumenjve nga shtrati, duke përmbytur shtëpi e rrugë në të njëjtat zona që pësuan përmbytje vdekjeprurëse në muajin maj.

Autoritetet shpallën sot gjendjen e jashtëzakonshme, ndërkohë që ekipet e shpëtimit kanë shkuar në zonat qendrore dhe veriore të vendit për të evakuuar banorët. Shirat filluan të martën dhe sipas parashikimeve të motit pritet të vazhdojnë edhe nesër.

Në maj, rreshjet e shumta në Bosnje, Serbi dhe Kroaci përmbytën rrugë e ura dhe lanë 51 të vdekur dhe miliarda dollarë dëme. Përmbytjet më të rënda në 120 vjet dëmtuan sektorin bujqësor dhe sollën shkatërrime masive në infrastrukturën e Bosnjes, si dhe detyruan mbi një milion vetë të braktisnin banesat.

XS
SM
MD
LG