Lidhje

Liberia shpall gjendjen e jashtëzakonshme


Presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërkohë që epidemia e ebolës vazhdon t’u marrë jetën qindra vetëve në vendin e saj dhe më gjerë në Afrikën perëndimore.

Në një fjalim drejtuar vendit mbrëmë, zonja Sirleaf tha se Liberia duhet të marrë masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur jetët e popullatës dhe për mbijetesën e shtetit.

Këto masa mund të përfshijnë përdorimin e forcave të armatosura për të vënë në karantinë zona të prekura dhe për të kufizuar lëvizjen e njerëzve.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se policia dhe ushtarët në Sierra Leonen fqinje kanë bllokuar rrugë rurale në përpjekje për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të ebolës.

XS
SM
MD
LG