Lidhje

Irak: Ekstremistët marrin territore të reja


Ektremistët islamikë kanë futur sot nën kontroll territor të ri në Irakun verior, duke marrë disa qytete me popullatë kryesisht të krishterë dhe duke detyruar mijëra banorë të largohen.

Dëshmitarët thonë se ekstremistët ndërmorën një ofensivë gjatë natës pranë rajonit kurd.

Klerikë të zonës thonë se dhjetëra mijëra civilë, ndër ta edhe luftëtarë kurdë që kishin organizuar njësi mbrojtëse, janë detyruar të largohen.

Grupi islamik suni, i vetëquajtur Shteti Islamik, ka marrë rajone të mëdha në veri dhe perëndim të Irakut që nga muaji qershor dhe ka vrarë dhe dëbuar mijëra civilë.

XS
SM
MD
LG