Lidhje

Snowden edhe tre vjet të tjera në Rusi


Ish-kontraktori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Edward Snowden ka siguruar leje për të qëndruar në Rusi tre vjet të tjerë.

Avokati i tij Anatoli Kucharena tha se Snowden po punon në fushën e teknologjisë informatike, pasi statusi i punësimit është kusht për të marrë leje qëndrimi në Rusi. Avokati vuri në dukje se leja e qëndrimit nuk shoqërohet me statusin e azilantit politik për Snowdenin.

Edward Snowden është akuzuar për spiunazh dhe vjedhje të pronës qeveritare në Shtetet e Bashkuara. Ai u arratis nga Amerika në 2013, pasi nxori dokumenta sekretë mbi programet e përgjimit që zbaton qeveria e Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG