Lidhje

Zbulohen shkrime nga presidenti Linkoln


Disa ekspertë thonë se kanë zbuluar shënime me shkrimin e Linkolnit në një libër të vjetër me argumente pro ekzistencës së racizmit. Ata thonë se Linkolni mund ta ketë lexuar librin për të kuptuar më mirë logjikën e kundërshtarëve të tij që mbështesnin racizmin.

Libri “Llojet e Njerëzimit” u botua në 1854 dhe ishte në qarkullim për disa dekada në bibliotekën Vespasian Warner në Klinton të Illinoit.

Sipas ekspertëve, Linkolni e mori librin nga një koleg që punonte si jurist. Në brendësi të librit janë shkruar emri dhe adresa e kolegut, që ekspertët besojnë se janë shkruar nga Linkolni, siç duket që libri t’i kthehej të zotit në rast se humbiste. Në atë kohë, Linkolni po punonte si avokat mbrojtës për një individ me prejardhje portugeze dhe racë të përzier, i cili kishte ngritur padi për ofeza racore. Sipas historianëve, Linkolni mund ta ketë përdorur librin për t’u përgatitur për argumentet mbrojtëse.

Ekspertët e kaligrafisë thonë se duket qartë që është shkrimi i Linkolni nga mënyra si janë formuar disa gërma.

XS
SM
MD
LG