Lidhje

Sekretari i Shtetit John Kerry shkon në Afganistan


Sekretari i Shtetit John Kerry ndodhet në Afganistan për një vizitë të panjoftuar më parë, ku po takohet me kandidatët presidencialë të bllokuar në mosmarrëveshjen e tejzgjatur lidhur me rezultatet e zgjedhjeve.

Gjatë udhëtimit të dytë në vend brenda një muaji, zoti Kerry pritet të bëjë presion për zgjidhjen e ngërçit për presidentin e ardhshëm. Dy kandidatët, ish-ministri i financave Ashraf Ghani dhe ish-ministri i jashtëm Abdullah Abdullah janë përplasur lidhur me rezultatet e balotazhit që nxori zotin Ghani si fitues.

Zoti Kerry do të shkojë në Birmani pas vizitës në Afganistan, për të marrë pjesë në një konferencë për sigurinë në Azi.

XS
SM
MD
LG