Lidhje

Rasmusen: Rusia të tërhiqet nga kufiri, të mos përdorë trupat paqeruajtëse si pretekst


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i ka bërë thirrje Rusisë të mos dërgojë trupa në Ukrainën fqinje nën pretekstin e operacioneve paqeruajtëse.

Në komentet para gazetarëve në kryeqytetin ukrainas, Kiev, zoti Anders Fogh Rasmusen tha se Rusia duhet të “largohet nga humnera, të tërhiqet nga kufiri dhe të mos i përdorë trupat paqeruajtëse si pretekst për të nxitur luftë”.

Ai akuzoi gjithashtu Moskën se po vazhdon përpjekjet për të destabilizuar Ukrainën, duke thënë se mbështetja që u jep separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore po bëhet më e thellë dhe më e sofistikuar.

Zoti Rasmusen tha se NATO do të mbështesë Ukrainën me këshilltarë dhe ndihma të tjera përballë agresionit rus. Ai tha se ndërhyrje të mëtejshme ruse në Ukrainë nuk do të ishin në interesin e Moskës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG