Lidhje

SHBA vazhdon sulmet ajrore në veri të Irakut


Shtetet e Bashkuara ndërmorrën një raund të ri sulmesh ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak sot.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se forcat e tij kryen një valë sulmesh për gati tre orë e gjysmë. Pentagoni tha se avionët luftarakë dhe avionë pa pilot shkatërruan një kamion të armatosur që po qëllonte mbi forcat kurde pranë Irbilit dhe më pas kreu katër sulme të tjera mbi një pozicion mortajash dhe kamionë të armatosur.

Kjo ishte hera e katërt e sulmeve ajrore amerikane që kur presidenti Barack Obama autorizoi javën e kaluar fushatën e parë në Irak që pas tërheqjes së forcave amerikane në fund të vitit 2011, pas një përfshirje amerikane gati dhjetë vjeçare.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të sprapsin Shtetin Islamik që po përparon në veri të Irakut drejt Irbilit, kryeqyteti I rajonit gjysmë-autokton kurd, si dhe të jap ndihma humanitare për mijëra të shpërngulur të krishterë dhe jaziditë dhe pakica të tjera fetare të bllokuar nga militantët në malin Sinjar.

Zyrtarët kurd thane se të paktën 20,000 njerëz u larguan nga mali sot për në Siri dhe më pas u shoqëruan nga forcat kurde duke u kthyer në rajonin e Kurdistanit.

Por mijëra njerëz vazhdojnë të jenë të bllokuar në malin Sinjar.

XS
SM
MD
LG