Lidhje

Armëpushimi i ri në Gaza


Izraeli dhe palestinezët filluan në Kajro bisedime të reja që synojnë arritjen e një armëpushim të përhershëm për t'u dhënë fund luftimeve në Gazë.

Armëpushimi treditësh izraelito-palestinez vazhdoi edhe sot, ndërkohë që Egjipti po ndërmjetëson bisedime jo të drejtpërdrejta mes palëve ndërluftuese pas një konflikti që ka zgjatur një muaj dhe ka lënë më shumë se 2000 të vdekur.

Një zëdhënës i militantëve të Hamasit të cilët qeverisin Gazën, tha se bisedimet janë "shansi i fundit" për një marrëveshje. Negociatorët izraelitë nuk po takohen ballë për ballë me delegacionin palestinez, sepse ai përfshin Hamasin, të cilin shteti hebraik e quan grup terrorist.

Ndërkohë që negociatorët takoheshin, në Gazë u rihapën dyqanet dhe bizneset. Banorët që kishin qëndruar nëpër strehime janë kthyer në shtëpitë e tyre. Por në shumë raste ata i gjejnë shtëpitë të pabanueshme për shkak të sulmeve ajrore izraelite.

XS
SM
MD
LG