Lidhje

Hagel, sulmet ndaj ISIS të efektshme


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel thotë se tri ditë sulme ajrore amerikane kundër forcave të shtetit islamik - ISIS kanë qenë "shumë të efektshme."

Zoti Hagel tha gjatë një vizite sot në Australi se Shtetet e Bashkuara do të marrin në shqyrtim kërkesa të tjera për ndihmë nga qeveria e Irakut.

Shefi amerikan i mbrojtjes tha se Australia, Britania dhe Franca janë duke punuar me SHBA për dërgimin e ndihmës humanitare për mijëra të krishterët e zhvendosur, Yazidis dhe pakicave të tjera fetare të bllokuara në zonë, shumë prej tyre në majën e malit Sinjar.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, tha sot se po dërgon një ekip ndihmash në Irak për të shpëtuar banorët e bllokuar nga dhuna.

XS
SM
MD
LG