Lidhje

Amnesty, kritika ndaj SHBA


Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International publikoi një raport të ashpër, ku thuhet se Shtetet e Bashkuara nuk kanë hetuar si duhet vdekjet e civilëve afganë, ndoshta edhe krimet e luftës, që kanë ndodhur gjatë operacioneve ushtarake në Afganistan.

Raporti i titulluar "Të lënë në Errësirë", përshkruan hetimin që kjo organizatë u ka bërë 10 rasteve mes viteve 2009 dhe 2013, në të cilat janë vrarë më shumë se 140 civilë - përfshirë gra shtatzëna dhe fëmijë - gjatë operacioneve ushtarake amerikane.

Richard Bennett, drejtor i organizatës Amnesty International për rajonin e Azi-Paqësorit, tha se asnjë nga rastet që janë hetuar nga organizata e tij nuk është ndjekur penalisht nga ushtria amerikane.

Në raportin e publikuar sot, thuhet se pengesa kryesore për t'u kthyer drejtësinë viktimave afgane dhe anëtarëve të familjeve të tyre është ajo që organizata e quan "të meta thelbësore në sistemin e drejtësisë ushtarake amerikane."

XS
SM
MD
LG