Lidhje

BE shton ndihmën për irakianët e zhvendosur


Displaced people from the minority Yazidi sect, fleeing violence in the Iraqi town of Sinjar, re-enter Iraq from Syria at the Iraqi-Syrian border crossing in Fishkhabour, Dohuk province, Aug. 10, 2014.
Displaced people from the minority Yazidi sect, fleeing violence in the Iraqi town of Sinjar, re-enter Iraq from Syria at the Iraqi-Syrian border crossing in Fishkhabour, Dohuk province, Aug. 10, 2014.

Bashkimi Evropian njoftoi dje se do të shtojë ndihmat humanitare për irakianët e bllokuar nga luftimet, por presioni po rritet në Bruksel për të bërë më shumë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant njofton nga Parisi se Franca dhe Italia janë duke bërë thirrje për një takim urgjent të BE-së për të shqyrtuar dhënien e ndihmës ushtarake për kurdët që po luftojnë kundër ekstremistëve islamikë.

Komisionerja Evropiane për Çështjet Humanitare, Kristalina Georgieva thotë se Brukseli do të japë 6.7 milionë dollarë shtesë në ndihma humanitare për njerëzit e bllokuar nga ofensiva fundit e xhihadistëve në Irakun verior. Kjo e sjell ndihmën e përgjithshme humanitare të BE-së për Irakun këtë vit në rreth 22.7 milionë dollarë.


"Fondet e reja do të përdoren për të ndihmuar qindra mijëra irakianë të pambrojtur, duke përfshirë grupet e pakicave që janë të rrethuara në malin Sinjar. Ne do t’u ofrojmë ndihmë emergjente popullsisë së zhvendosur, por edhe komuniteteve të cilat po strehojnë të zhvendosurit, komuniteteve të varfra që po përballojnë këtë fluks të personave të zhvendosur brenda vendit", tha zonja Georgieva.

Vendimi për shtimin e ndihmave për të zhvendosurit në rajon vjenë ndërkohë që Uashingtoni vazhdon të jetë i përgatitur për kryejen e më shumë sulmeve ajrore kundër militantëve të grupit Shteti Islamik në Irak dhe Siri, ISIS, të cilët kanë rrethuar malin Sinjar, dhe kanë kërcënuar se do të pushtojnë kryeqytetin rajonal të kurdëve, Irbil. Përfaqësuesit evropianë dje u takuan për të diskutuar mbi situatën në Irak dhe në vende të tjera të përfshira nga kriza.
Franca dhe Italia tani po bëjnë thirrje për një takim urgjent të Ministrave të Jashtëm të BE-së për bisedime të nivelit më të lartë mbi mundësinë e armatosjes së kurdëve që po luftojnë kundër militantëve islamikë.

Në një intervistë për radion France-Info, ministri i jashtëm francez Laurent Fabius tha se ekziston një mungesë balance mes militantëve islamikë të armatosur mirë dhe atyre që ai i quajti ushtarë kurdë të guximshëm por të pajisur dobët.

Iraku është vetëm një nga disa kriza të mëdha, duke përfshirë Sirinë, Rripin e Gazës, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudanin Jugor, që kërkojnë një përgjigje globale humanitare. Lidhur me situatën në Irak, Komisionerja Georgieva tha se qasja ndaj njerëzve në nevojë në zonat kontrolluara nga militantët islamikë është një sfidë e madhe.

"Përhapja e ekstremizmit në botë, jo vetëm në Irak, e ka kufizuar qasjen ndaj njerëzve në nevojë. Bota është duke bërë hapa prapa në arritjet kryesore të saj pas dy luftërave botërore, si respekti për njerëzimin. Madje edhe në rrethanat më të vështira, ndihma për njerëzit në nevojë duhet lejuar. Ne duhet ta ndryshojmë këtë prirje", tha zonja Georgieva.


Franca dhe Britania tashmë kanë shpërndarë nga ajri ushqim dhe ndihma të tjera humanitare për të zhvendosurit e rrethuar në Irakun verior. Ministri i Jashtëm francez Laurient Fabius tha se një tjetër raund i ndihmave me 20 ton ushqime do të dërgohet së shpejti në Irak.

XS
SM
MD
LG