Lidhje

Ekipe ushtarake amerikane në Irakun verior


Një kontigjent i vogël trupash amerikane zbriti të mërkurën në malin Sinjar në veriperëndim të Irakut, për të shqyrtuar planet për të ndihmuar në evakuimin e mijëra refugjatëve civilë të bllokuar atje nga militantët islamistë.

Ushtria amerikane thonë se kishte vënë në shënjestër dhe shkatërruar një makinë me militantë të armatosur të Shtetit Islamik. Zyrtarët thane se sulmi me aeroplan me telekomandë pranë një postoblloku të militantëve në perëndim të fshatit Sinjar ishte i suksesshëm.

Shtetet e Bashkuara kanë çuar dërgesa me ushqime dhe ujë për ditë me radhë për pakicat e zhvendosura që kanë gjetur strehë në mal para një mësymje vdekjeprurëse të militantëve në rajonet pranë kufirit me Sirinë.

XS
SM
MD
LG