Lidhje

Këshilli Mbikqyrës i BSH mbështet Fullanin


A worshiper lights candles inside the Church of Nativity, ahead of Christmas in the West Bank city of Bethlehem.
A worshiper lights candles inside the Church of Nativity, ahead of Christmas in the West Bank city of Bethlehem.

Në Shqipëri, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë rikonfirmoi mbështetjen ndaj Guvernatorit Ardian Fullani, pas kërkesës së një prej anëtarëve të vet për shkarkimin e tij gjatë mbledhjes jashtë radhe të mbajtur dje pasdite. Këshilli edhe një herë ka përsëritur se vjedhja prej disa milion dollarësh ka ardhur si pasojë e moszbatimit të rregullave e procedurave e jo për mungesë të tyre, ndërsa ka vlerësuar se dhe aktiviteti i vetë Këshillit ka qenë në përputhje me ligjin

Instancat më të lartë të Bankës së Shqipërisë nuk i njohin asnjë përgjegjësi vetes së tyre për vjedhjen prej 7 milion dollarëshe të ndodhur nga punonjës të saj. Guvernatori Ardian Fullani ka marrë dje mbështetjen e Këshillit Mbikqyrës, pasi një prej anëtarëve, Ermelinda Meksi, ka kërkuar shkarkimin e tij. Të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit kanë votuar dje, gjatë një mbledhjeje jashtë radhës, kundër një propozimi të tillë, duke mbrojtur kështu edhe veprimtarinë e vet Këshillit, ndërsa zërat, edhe nga shumica e majtë, për dorëheqjen si të guvernatorit ashtu dhe të vetë Këshillit kanë ardhur duke u forcuar.

Në deklaratën e shpërndarë pas takimit, Këshilli ka përsëritur të njëjtin qëndrim të mbajtur që në ditët e para pasi u bë publik lajmi i vjedhjes. Kështu, sipas Këshillit, në përfundim të analizës mbi ngjarjen “grupet e punës të ngritura për të bërë vlerësimin administrativ të respektimit të procedurave, kanë arritur në përfundimin se nuk ka shkelje ligjore nga ana e Këshillit Mbikëqyrës dhe Administratorëve, se i gjithë kuadri ligjor dhe rregullator është i plotë dhe garanton administrimin e aktivitetit të Bankës së Shqipërisë dhe të sektorit bankar. Në mënyrë të veçantë, u verifikua baza rregullatore dhe ajo proceduriale që trajton ruajtjen, përpunimin dhe sigurinë fizike të parasë kash, nga ku konfirmohet se në vazhdimësi ajo ka qenë e mjaftueshme për të eliminuar çdo boshllëk ligjor që mund të krijonte keqinterpretime apo kuptime të dyfishta në lidhje me përgjegjësitë individuale të çdo punonjësi të përfshirë”.

Por pavarësisht shpjegimeve të Bankës, mbetet e paqartë se si është e mundur, kur gjithshka, sipas Këshillit, ka qenë e mirëpërcaktuar, që vjedhja të realizohet përgjatë më shumë se tre viteve. Edhe një herë Banka e kufizon përgjegjësinë te një grusht i vogël punonjësish të saj apo tek “elementi njerëzor, i cili me veprimet apo mosveprimet e tij ka lehtësuar punën e elementit kriminal për të realizuar vjedhjen”, siç thuhet në deklaratën për mbledhjen ku rezulton se është shprehur ndërkohë shqetësim për faktin se “në media apo në rrjetet sociale janë hedhur në publik edhe qëndrime jo të përshtatshme apo jo të vërteta, të cilat cenojnë kolonat institucionale mbi të cilat Banka e Shqipërisë kryen aktivitetin e saj”.

Deklarata e mbrëmshme e Këshillit Mbikqyrës përfshin një listë të gjatë masash që janë marrë e po merren në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. I ashpër ka qenë reagimi i kryetarit të Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe. Në një postim në Facebook, zoti Braçe shkruan se “Bankën e vodhën të emëruarit e Këshillit, të favorizuar nga papërgjegjshmëria, mospërmbushja e detyrës nga të tjerë të emëruar po nga ju”, shprehet zoti Braçe duke ju drejtuar Këshillit e duke paralajmëruar se për këtë çështje do të përballet me parlamentin.

XS
SM
MD
LG