Lidhje

Kishat shqiptare luten për viktimat e persekutimit fetar


Në kishat e Shqipërisë u thanë sot lutje për njerëzit që vuajnë pasojat e përndjekjes fetare, në Irak dhe vendet e tjera në konflikt në Lindjen e Mesme. Gjatë një meshe në Katedralen e Shkodrës, imzot Engjëll Masafra i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë njerëzore dhe fetare. Pak ditë më parë, Komiteti Ndërfetar i Shqipërisë shprehu solidaritet me njerëzit që vazhdojnë të përndiqen për bindjet fetare në botë.

XS
SM
MD
LG