Lidhje

Liberi: Sulmohet klinika e ebolës


Protestuesit në Liberi sulmuan dhe plaçkitën qendrën e karantinës për pacientët e Ebolës në kryeqytetin Monrovia. Autoritetet thonë se sulmi ndodhi të shtunën vonë në lagjen West Point të qytetit.

Zyrtarët thonë se një grup banorësh, kryesisht burra të armatosur me shkopinj, hynë në ndërtesë, duke vjedhur nga klinika materiale që mund të jenë të infektuara nga virusi.

Agjencia franceze e lajmeve citon punonjës të shëndetësisë në Liberi, që thonë se 20 pacientë, të gjithë të testuar pozitivë për Ebolën, ose u larguan pas sulmit ose u morën me forcë nga anëtarët e familjes.

Ebola ka shkaktuar vdekjen e 1,145 njerëzve në Afrikën Perëndimore, duke përfshirë 413 në Liberi, numri më i lartë krahasuar me të gjitha vendet e prekura.

XS
SM
MD
LG