Lidhje

Zgjatet për 24 orë armëpushimi në Rripin e Gazës


Izraeli dhe palestinezët kanë rënë dakord për zgjatjen e armëpushimit në Rripin e Gazës për 24 orë, ndërkohë që ata po takohen në Kajro në përpjekje për të rënë dakord për një armëpushim të përhershëm.

Njoftimi për zgjatjen e armëpushimit dje erdhi pak para skadimit të armëpushimit të mëparshëm mbrëmë në mesnatë sipas kohës lokale. Nuk ka shenja se negociatorët janë pranë arritjes së një marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve një mujore mes Izraelit dhe Hamasit, i cili kontrollon Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se ushtria izraelite është e gatshme të përgjigjet me forcë, nëse Hamasi vazhdon sulmet me raketa në Izrael, ashtu siç ka bërë para armëpushimit.

Ndërmjetësuesit egjiptianë kanë bërë negociata jo të drejtpërdrejta me palët, duke qarkulluar propozime armëpushimi mes negociatorëve izraelitë dhe atyre palestinezë. Izraeli ka refuzuar bisedimet e drejtpërdrejta, sepse delegacioni palestinez përfshinë Hamasin, të cilin Izraeli i konsideron një grup terrorist.

XS
SM
MD
LG