Lidhje

Shqipëri: dy minatorë humbasin jetën


aksident në minierë

aksident në minierë

Dy minatorë humbën jetën sot duke punuar në një minierë të Martaneshit, të rrethit të Matit.

30 vjeçari Denaid Barçi dhe 53 vjeçari Xhemal Sela ishin në një galeri rreth 200 metra nën tokë, kur sipas njoftimeve u shkëput një masiv shkëmbor. 7 minatorë po punonin për nxjerrjen e kromit.

U deshën tri orë për të nxjerrë nga thellësia e galerisë trupat e pajetë të dy minatorëve të aksidentuar. Ministria e Energjitikës dhe Industrisë, konfirmoi humbjen e jetës së dy minatorëve, dhe bëri të ditur se po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Vetëm pak ditë më parë, tre punëtorë humbën jetën në një aksident në tunelin e një hidrocentrali në ndërtim, në Qafë Mollë të Mirditës.

Aksidentet janë të shpeshta në minierat e veriut të Shqipërisë, për shkak të amortizimit dhe mosrespektimit të kushteve teknike të sigurisë.

XS
SM
MD
LG