Lidhje

Javën e ardhshme në Bjellorusi, takim Poroshenko-Putin


Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko do të marrë pjesë në një takim javën e ardhshme me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku do të trajtohet kriza në Ukrainën lindore.

Zyra e Presidentit Poroshenko e përshkroi samitin e 26 gushtit në Minsk të Bjellorusisë, si një përpjekje që synon "stabilizimin e situatës në Ukrainë". Këshilltari i Presidentit Poroshenko, Valery Chaly tha se bisedimet do të përfshijnë zgjerimin e lidhjeve ekonomike të Ukrainës me Bashkimin Evropian dhe sigurinë energjetike.

Kremlinit përmes një deklarate tha se do të ketë një numër takimesh në këtë samit, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe udhëheqësit e Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

Samiti i Bjellorusisë do të sjellë bashkë në të njëjtën dhomë presidentët Poroshenko dhe Putin për herë të parë që nga një takimi i tyre i shkurtër në Francë në qershor, dhe hap mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta për herë të parë që nga fillimi i kryengritjes së seperatistëve pro-rusë në prill të këtij viti në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG