Lidhje

Dështojnë bisedimet për armëpushim në Gazë


Autoritetet palestineze thonë se një grua dhe një vajzë 2-vjeçare u vranë nga një raketë izraelite dje në Rripin e Gazës, pak kohë pas skadimit të armëpushtimit dhe dështimit të bisedimeve për arritjen e një armëpushimi afatgjatë.

Armëpushimi skadoi zyrtarisht të martën në mesnatë sipas kohës lokale, por ai në fakt u shkel disa orë para mesnatës, kur raketat e militantëve nga Gaza ranë në Izraelin jugor.

Izraeli u përgjigj me sulme ajrore, dhe kryeministri Benjamin Netanjahu urdhëroi negociatorët izraelitë që ishin të pranishëm në bisedimet në Kajro të kthehen menjëherë në vend.

Ushtria e Izraelit ka urdhëruar rihapjen e strehimoreve në një zonë deri në 40 kilometra nga kufiri me Rripin e Gazës.

Një zëdhënës i Hamasit tha se grupi nuk ka gjuajtur me raketa para skadimit të armëpushimit.

XS
SM
MD
LG