Operacioni policor antikanabis në zonën malore të Dukagjinit ka hyrë në ditën e katërt. Sot nuk ka patur njoftime për kundervënie me armë ndaj forcave policore. Për shkak të terrenit të largët dhe malor, policia ka ngritur në këtë zonë një kamp të madh, ku do të qëndrojnë forcat e saj deri në përfundim të operacionit.