Lidhje

Siria: gati të punojmë me SHBA kundër ISIS


Siria thotë se është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, për të frenuar përparimin e militantëve të shtetit islamik brenda Sirisë, por paralajmëroi se çdo sulm duhet të bëhet vetëm në bashkërendim me Damaskun.

Ministri i jashtëm Walid al-Moallem tha sot se Siria është e gatshme për të ndihmuar në zbatimin e një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të miratuar në fillim të këtij muaji që synon të bllokojë fondet dhe të mos lejojë luftëtarët e huaj t'i bashkohen Shtetit islamik dhe Frontit al-Nusra, të lidhur me al-Kaidën.

SHBA po kryejnën sulme ajrore të shumta kundër luftëtarëve të Shtetit islamik në veri të Irakut. Sulmet kanë ndihmuar ushtarët kurdë të rimarrin digën e rëndësishme të Mosulit që furnizon me energji elektrike dhe me ujitje sipërfaqe të mëdha të Irakut.

Javën e kaluar, pas ekzekutimit të një gazetari amerikan nga militantët, Uashingtoni tha se është duke shqyrtuar zgjerimin e operacioneve të tij për të sulmuar pozicionet e Shtetit islamik brenda Sirisë.

XS
SM
MD
LG