Lidhje

SHBA, ushtria nuk është mjeti i vetëm kundër Shtetit Islamik


Presidenti amerikan Barak Obama ende nuk ka marrë vendim për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik në Siri.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest tha dje se ndërsa Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë me seriozitet trajtimin e kërcënimit nga Shteti Islamik, forca ushtarake nuk është "mjeti vetëm" që mund të përdoret kundër militantëve të këtij grupi.

Ai shtoi se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme do të kërkonte përfshirjen aktive të një qeverie efikase dhe gjithëpërfshirëse të Irakut.

Zëdhënësi Earnest tha se nuk ka prova për një komplot aktiv të Shtetit Islamik ndaj territorit të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG