Lidhje

OKB, Shteti Islamik ka bërë krime të rënda


Komisionierja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Navi Pillay, ka dënuar shkeljen e tmerrshme, "të përhapur dhe sistematike" të të drejtave të njeriut nga forcat e Shtetit Islamik që veprojnë në Irak dhe në Siri.

Zonja Pillay tha dje se Shtetit Islamik çdo ditë është duke kryer "shkelje të rënda, të tmerrshme të të drejtave të njeriut" dhe se veprime të tilla mund "të klasifikohen si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit".

Militantët kanë vrarë qindra anëtarë të pakicës Yazidi dhe kanë kapur mijëra të tjerë.

Grupi xhihadist javën e kaluar publikoi një video ku tregohej ekzekutimi brutal me prerje të kokës i gazetarit amerikan James Foley, i cili në vitin 2012 u rrëmbye në Siri.

Zonja Pillay tha se OKB gjithashtu ka verifikuar njoftimet se Shteti Islamik ka vrarë 670 të burgosur në një burg të cilin e mori nën kontrollin në qershor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG