Lidhje

Mijëra njërëz marrin pjesë në funeralin për Michael Brown


Mijëra njerëz nga mbarë vendi u mblodhën dje në St Louis për t’i dhënë lamtumirën adoleshentit afrikano-amerikan që u qëllua për vdekje nga një polic në Ferguson të Mizurit. Varrimi i Michael Brownit vjen më shumë se dy javë pas incidentit. Vrasja e tij shkaktoi protesta të dhunshme disa ditore që rezultuan në më shumë se 100 arrestime. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Chris Simkins njofton nga St Louisi.

Mijëra njerëz erdhën në këtë kishë të St Louis-it për të nderuar 18-vjeçarin Michael Brown. Shumë prej tyre nuk e njihnin ose nuk e kishin takuar atë më parë, por erdhën për t’i bërë homazhe adoleshentit të paarmatosur i cili u qëllua për vdekje nga një polic. Pastori Willie Stallworth erdhi për të ngushëlluar dhe për t’i ofruar mbështetje familjes së adoleshentit.


"Unë lutem që Zoti t’i jep paqe familjes, që ata të gjejnë ngushëllim në këtë moment, dhe që besimi i tyre të forcohet".

Pjesëmarrësit në funeralin e Michael Brownit erdhën në frymën e paqes. Kjo ishte shumë më ndryshe krahasuar me ditët e protestave të dhunshme që rënduan komunitetin kryesisht afrikano-amerikan të Fergusonit. Gilbert Gand erdhi nga shtetit i Ohajos.

"Kjo mund t’i ndodh secilit prej nesh. Prandaj, kjo më goditi rëndë mua. Dhuna nuk duhet të çojë në dhunë. Duhet të gjendet një zgjidhje e mirë për këtë problem të vështirë sepse pas një kohe, dhuna racore mund të shpërthejë kudo në Amerikë".

Brenda kishës, familjes Brown iu bashkuan udhëheqësit e të drejtave fetare dhe civile si Al Sharpton.

"Mike Brown nuk dëshiron të mbahet mend për një protestë të dhunshme. Ai do të mbahet mend për mënyrën se si duhet të merremi me policinë në Shtetet e Bashkuara".

Margo Swinney thotë se ajo shpreson që diçka pozitive mund të dalë nga vdekja Michael Brown-it.

"Unë nuk e njihja atë, por u ndjeva sikur fillova ta njihja, sepse anëtarë të familjes sime në të kaluarën janë vrarë këtu në rrugët e St Louisit dhe komuniteti i dha një mbështetje të madhe familjes sonë kështu që unë thjeshtë dua të mbështesë komunitetin".

Tani që prindërit e adoleshentit Michael Brown kanë përfunduar detyrën e vështirë të varrosjes së djalit të tyre, ata po i bëjnë thirrje komunitet që ta nderojë jetën e tij me protesta paqësore. Banorët këtu tani po presin vendimin e jurisë mbi ngritjen apo jo të akuzave penale kundër policit i cili vrau Michael Brownin.

XS
SM
MD
LG